Nuk lejohen të takojnë shoqen e sëmurë për shkak të masave antiCovid, gjejnë zgjidhjen unike.

223

12 gra të cilat për shkak të masave antiCovid nuk lejoheshin prej muajsh të takonin një mikeshën e tyre të sëmurë me tumor gjatën një mënyrë krejt të veçantë për ta lumturuar atë.

Ato pajtuan një vinç dhe në mbrëmje shkuan në dritaren e dhomës së spitalit Alexander Fleming Day në Buenos Aires për të takuar mikeshën e tyre Gabriela dhe për ta mbështetur atë në këtë betejë të vështirë.

E dinimi që do të shihnim Gabriela. Jemi këtu pranë teje. Nuk mund ta besojmë, thonin mikeshat e 52 vjeçares nga vinçi. Një akt ky që bëri xhiron e internetit në një kohë të shkurtër.