Ndahet nga jeta mëngjesin e sotëm humoristi i njohur shqiptar, gazetari jep lajmin e hidhur

111

Një lajm të hidhur ka ndarë mëngjesin e sotëm gazetari i njohur Gjergj Marku, ku njoftoi se është shuar nga jeta një artist mirditor mëngjesin e sotëm. Mark Reci që për vite me radhë, i dha artit e kulturës mirditore një dimension tjetër.

“Mark Reçi, sot kaloi n’at jetë, por iku ndryshe nga të tjerët, me atë humorin e tij te rrallë, sepse dhe ikjen e mori po me humor. Padyshim mbetet një nga artistët më të spikatur të humorit në Mirditë, per dekada të tëra. Nje nga ata humorista pa diplomë, por me diplomën e dhu ntisë, që do e kishin lakmi sot show-t e mëdha në ekranet kombëtare.

Pos si humorist, Marku qe artist i nje dimensioni të gjerë, edhe si instrumentist me bandën frymore apo orkestra të tjera” shkruan gazetari Marku.

“Pushofsh ne paqe, po me humor, artist i madh i koheve te veshtira” e mbyll ai.