Ministrja Kushi pret në zyrë të ftuari më të veçantë (Foto)

31

Ministrja e Arsimit Evis Kushi priti dje në zyrën e saj Eljon 3 vjeçari nga Elbasani që ka aftësi të rralla për moshën e tij.

Në një postim ministrja shkruan se Eljo di shumë mirë të lexojë dhe të numërojë. Për këtë arsye ajo theksoi se i ka ofruar prindërve të vogëlushit gatishmërinë për ti ofruar ndihmë.

Dje një zyrën time prita një të ftuar super të veçantë bashkë me prindërit e tij Eljo 3 vjeçar nga Elbasani që gëzon dhunti e aftësi të rralla. Ai lexon rrjedhshëm numëron dhe shkruan madje edhe fjalë të vështira. Është shumë e qartë që ai ka një tjetër zhvillim e nivel inteligjence në krahasim me shumicën e fëmijëve të moshës së tij.

Prandaj, prindërve të tij i ofrova gjithë gadishmërinë time për ti ndihmuar për çfarëdo është e nevojshme nëpërmjet specialistëve të ndryshëm të cilët do të përcaktojnë edhe llojin e fushës ku Eljo i vogël e i madh ka nevojë për t’u mbështetur, shprehet ministrja Kushi.