Ja kush janë ushqimet më të mira për shëndetin e syve.

35

Peshku. Shumë lloje peshqish janë burime të larmishme të acideve yndyrore omega 3. Megjithatë peshqit më të pasur me këto acide yndyrore janë toni salmoni trofta sardelet skumbria. Shumë studime kanë zbuluar se vaji i peshkut është efikas kundër përtharjes së syve sidomos asaj të shkaktuar nga të qëndruarit përpara kompjuterit.



Arrorët dhe bishtajoret. Arrorët janë gjithashtu të pasur me acide yndyrore omega 3. Sipas të dhënave arrorët përmbajnë edhe shumë vitaminë E që mbron sytë nga dëmet e vazhdueshme prej moshës. Konsumoni më shumë arra shqeme kikirikë dhe bishtajore si fasule thjerëza etj.



Farat. Njësoj si arrorët dhe bishtajoret, edhe farat janë të pasura me omega 3 dhe një burim i shkëlqyer i vitaminës E. Zgjidhni farat chia farat e linit për të mirëmbajtur shëndetin e syve.



Agrumet. Agrumet janë shumë të pasura me vitaminë C një antioksidant i rekomanduar kundër sëmundjeve të syve. Këshilloheni të konsumoni më shumë limonë portokalle qitro për të marrë sa më shumë vitaminë C.

Patatja e ëmbël. Ashtu si karrotat edhe patatja e ëmbël përmban beta karoten por edhe vitaminë E.


Panxhari. Panxhari është i pasur me zink që luan një rol mirëmbajtës për shëndetin e syve. Sipas të dhënave zinku ndihmon në ruajtjen e shikimit pavarësisht moshës dhe parandalon formimin e perdes së syrit.


Vezët. Vezët janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh që mbrojnë shikimin. Ato përmban zink vitaminë C dhe E.

Uji. Uji është thelbësor për shëndetin e syve. Duhet të pini shumë ujë që të parandaloni hidratimin dhe përtharjen e syve.