I riu humbi jetën pa sëmundje shoqëruese, mjeku Mezini jep detaje: Po bëhen gabime me mjekimin.

68

Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka komentuar vdekjen e një të riu nga Korça si pasojë e Covid 19 në ditët e fundit në spitalin e sanatoriumit i cili nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Mezini tha se nga skaneri që i është bërë Lorent Kreka kishte pësuar dëmtime të mëdha në mushkëri ndërkohë që ka hedhur dyshime se nuk është marrë trajtimi i duhur në kohë prej tij duke fajësuar pjesërisht edhe mjekun/mjeken e familjes.

Jam informuar. Po të shikoje imazhet e skanerit ishte shumë e rëndë të mushkërive. Eksperienca jonë deri tani është që kemi pasur shumë të sëmurë të moshuar ashtu siç kemi pasur mosha të reja me shumë pak probleme kjo është një sëmundje që terapinë më të mirë ka imunitetin personal.

Nëse pacienti reagon me antikorpe kryesisht shkon mirë. Problemi është për grupin e pacientëve që nuk i krijon këto. Shenjat ne i dimë. Ato shenja që kemi parë janë edhe tani. Por shfaqja është e ndryshme. Pjesa më e madhe e kalojnë lehtë, tha ai në një studio televizive.

Unë do thoja që monitorimi duhet të ishte më i mirë. Mjekimi fillohet sipas stadit. Një ndjekje më e mirë nga mjekët e familjes. Duhet të bëhen këto analizat e gjakut për të kuptuar ku po shkon. Ajo që vëmë re është se pacientët në spitalin tonë vijnë në gjendje të rëndë, u shpreh ai.

Gabimi që po bëjmë ne është që ditën e parë pavarësisht shenjat që ka fillohet me një terapi agresive fillonte me antibiotik që është e panevojshme. Antibiotiku fillon kur ka pneumoni. Tek ajo që vënë re është se fillohet terapi q ditën e parë me antibiotikë dhe deksametazon. Ky përdoret për pacientë në gjendje të rëndë, dh fillohet në ditën e 7 nëse pacienti ka mungesë oksigjeni, u shpreh ai