Tatuazhi i Xhensilës tërheq vëmendjen e të gjithëve, kuptimi i tij shumë i veçantë (Foto)

320

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka zbuluar së fundmi me anë të një postim tatuazhin e saj më të ri. Ajo ka vendosur të gdhendë në trup emrin e vogëlushes së saj, Ajkës.

Këngëtarja e ka menduar me detaje këtë tatuazh dhe shkronjat e Ajkës i ka ndarë në dy duar të tilla që kur ato të bashkohen për lutje të formojnë emrin e vogëlushes. Lutja ime, shkruan Xhensila.

Ajo ka shkruar edhe një citim nga Bibla. Të gjithë fëmijët e tu do të mësohen nga Zoti dhe madhështia do të jetë paqja e tyre. Ky tatuazh kaq i veçantë duket se i ka emocionuar të gjithë të cilët nuk kanë hezituar të komentojnë pozitivisht.