Urimi i veçantë i Stresit për Sali Berishën në ditën e lindjes së tij.

230

Të gjithë e dimë që Stresi është një nga përkrahësit e ish kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Reperi e ka dëshmuar këtë shumë herë ndërsa para disa kohësh publikoi një pjesë videoje ku shihej në moshë fare të vogël në një nga fushatat e udhëhequra nga Berisha.

Asokohe Stresi ishte vetëm 11 vjeç çka tregon se që në vegjëli ka ndjekur vetëm një figurë politike në veçanti. Sot ish kryeministri Berisha feston datëlindjen dhe reperi nuk mund të mos i dedikonte një urim.

Shpresa vdes e parafundit, i fundit vdes ti! Qofsh i lumtur gjithmonë, u bëfsh 1000 vjeç. 76 si 46, ka shkruar Stresi poshtë fotos ku Berisha shihet së bashku me bashkëshorten Lirie Berishën.