“Ai burrë është i imi”/ Gruaja e tërbuar futet në kishë dhe prish dasmën

239

E tërbuar, një grua hyri në kishë me fëmijët e saj përdore për të kërkuar që ceremonia e martesës të ndërpritet sepse dhëndri ishte burri i saj. Skena, që jemi mësuar ta shohim vetëm në filma, ndodhi në një kishë në Chainda, në kryeqytetin e Zambisë, që ndodhet në pjesën jugore të Afrikës.

Sipas mediave të huaja, dhëndri, Abraham Muyunda e kishte thënë gruas së tij herët në mëngjes se do të shkonte në qytet për punë. Por e vërteta rezultoi ndryshe.

Caroline Mubita dyshonte rreth martesës së burrit të saj për shkak të fjalëve që kishte dëgjuar nga fqinjët. Ajo e ndoqi atë nga pas dhe më pas u fund në kishë për t’i dhënë fund kësaj historie.

“Kjo martesë nuk mund të vazhdojë. Ky burrë këtu është burri im. Unë nuk e di se çfarë po ndodh këtu”

Teksa raportohet se nusja e dinte që ai ishte i martuar, dhëndri u dorëzua në policinë lokale. Ai rrezikon shtatë vjet burg për bigami.