Përmbyten rrugët kryesore në qytet, vështirësi në lëvizje

222

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme të shumta në rrugët kryesore dhe jo vetëm në qytetin e Durrësit.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme janë përmbytur disa nga rrugët kryesore, si rruga “Aleksandër Goga”, nga Spitali tek Muzeu i Dëshmorëve, lagjja numër 5, zona tek stadiumi dhe rrethrrotullimi i stacionit të trenit.

Momentalisht situata është jo shumë problematike pasi nuk ka reshje të mëdha. Por në rast rrebeshesh rrugët bëhen te pakalueshme sepse nuk funksionon rrjeti i kanalizimeve.