COVID – 19 në Shqipëri/ rritet numri i rasteve të reja

222

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona nga COV ID 19, ndërsa janë konfirmuar 182 raste të reja.

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë, janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.