“Bashën nuk e konsideroj fare”, biznesmenia e njohur zbulon emrin e politikanes që fshihet mbrapa tij

249

Biznesmenia Ina Kollçaku ka komentuar zgjedhjet që pritet të mbahen në Amerikë dhe në Shqipëri.

E ftuar në rubrikën në emisionin e“ E Diell”, Ina aludoi kur tha se kandidat për president të Amerikës nuk është Biden, por sipas saj është Kamala Harris, e cila qëndron prapa tij. Ajo tha se Biden është një 81-vjeçar me sëmundje të rëndë, e që shumë shpejt mund të vdesë.

Ndërsa Harris, sipas Inës, plotëson të gjitha kushtet për ta zëvendësuar atë. Por a ka një Harris shqiptare për Inën? Kur u pyet për këtë gjë, Ina tha se për të është Grida Duma, të cilën e admiron shumë.

Ndërsa për Lulzim Bashën tha se nuk e konsideron aspak, e nuk dëshiron të flasë për të.

Kandidati i vërtetë nuk është Biden, është Kamala, Biden është një 81-vjeçar i sëmurë dhe Kamalan e ke me ngjyrë dhe gjysnmë-meksikane. Ajo në një minut debat, të thotë ne nuk do të taksojmë bizneset, ajo në 1 minut debat kap 11 target grupe.

Unë uroj që të kemi një grua kaq të fortë sa po del Kamala, sepse është shumë inteligjente. E preferuara ime është Grida Duma. Lulzim Bashën unë nuk e konsideroj fare u shpreh Ina.