At.entati ndaj kreut të Policisë dhe familjes së tij, zbulohet kush është autori, harroi sendet personale pranë motorit

276

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku iu bë at.entat me armë kreu të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanajt, dhe familjes së tij.

Sipas burimeve nga Policia për ngjarjen është shpallur në kërkim 19 vjeçari Ilirjan Hasanaj, pasi ka prova që ai ka qenë personi që ka qenë në motorin ku është qëlluar drejt makinës së Hasanajt

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ata të Malësisë së Madhe, vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar

Kujtojmë se nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë babai i drejtorit të Policisë, ndërsa vetë Mentor Hasanaj ka thënë se nuk ka pasur konflikte me njeri gjatë ushtrimit të detyrës