COV ID19 / Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin ditorë ja sa raste të reja dhe humbje jete kishte sot

238

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COV ID 19 në Shqipëri: Janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COV ID 19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova . Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2.

Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COV ID 19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COV ID 19.

COV ID 19 – Statistika 11 Tetor 2020 Raste të reja ditore 168 Të shëruar ne 24 orë 94 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 943 Testime totale 98646 Raste pozitive 15399 Raste të shëruara 9500 Raste Aktive 5479 Humbje jete 420 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 285 Durrës 576 Shkodër 410 Korçë 289 Lezhë 272 Elbasan 218 Fier 244 Vlorë 196 Kukës 150 Berat 135 Dibër 78 Gjirokastër 57