Moti Sot, e shtunë 10 tetor 2020

195

Moti parashikohet i kthjellët në orët e mëngjesit e më pas do të pasohet me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.

Reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët. Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u
shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.