Ja si i Basha shpërblen organizatorët e protestave për teatrin, Robert Budina dhe Taulanda Jupi.

237

Përpjekjet për të bllokuar ndërtimin e teatrit të ri duke shfrytëzuar artistët, është shpërblyer më së miri për organizatorët e këtyre protestave. Në listat e emrave që garojnë për të qenë kandidatë për deputetë të PD në parlamentin e ardhshëm, janë edhe dy prej organizatorëve të protestave te teatri Robert Budina dhe Taulanda Jupi të njohur si kryesia e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Teatrit.

Shfrytëzimi që ata i bënë protestës për teatrin duke e kthyer në politike solli edhe braktisjen e tyre nga komuniteti i artistëve.

Madje edhe mes organizatorëve pati përçarje, ku avokatja e njohur Mirela Cela Jorgo do distancohej duke i akuzuar vëllezërit Edmond dhe Robert Budina si militantë të Partisë Demokratike që shfrytëzuan kauzën e Teatrit Kombëtar për të synuar integrimin në politikë.

E njohur si një prej aktivisteve më rezistente ndaj kauzës së teatrit, juristja e cilësoi veprimtarinë e vëllezërve si aktrim dhe asgjë më shumë.

Dmth vëllezerit Budina mashtruan 2 vjet e gjysëm tek mikrofoni i sheshit te teatrit se nuk donin karriere politike me protesten. ju jeni kokrrat e legenave.po vetëm të jenë budallenjë shqiptarët dhe militantët e pd tju besojne juve o budina. Aktruat 2 vjet e gjysëm në atë shesh me fjalime patetike. Po si mund te jeni te besueshëm kur shfrytezuat nje kauz aq qytetare.Si nuk ju vjen turp, nënvizon ajo.

Më tej Cela shton se jo vetëm që paska patur te drejtë Rama dhe Veliaj qe thoshin se këta jane per interesat e tyre. Po çfare kusuri kishim ne që e donim me zemër atë kauz, shkruan juristja.