A ka dalë apo jo negative? Kryebashkiakja e Shkodrës shfaqet në takim duke u kollitur, i shtang të gjithë.

261

Vetëm 3 javë pasi rezultoi e infektuar me Covid-19 kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi është shfaqur sot në një takim me komisionin e mbrojtjes civile në prefekturën e Shkodrës.

Megjithëse e pajisur me maskë Ademi është kollitur disa herë brenda ambinetit ku po zhvillohej takimi, duke shtangur personat e pranishëm në mbledhje.

Ende nuk bëhet me dije nëse Ademi është e shëruar plotësisht nga Covid-19 pasi ajo nuk ka bërë tamponin e dytë dhe gjendja e saj shëndetësore duket se nuk është e mirë.

Që nga momenti kur kryetarja e bashkisë rezultoi pozitive dhe deri më tani janë bërë 18 ditë por ajo vazhdon të ketë shenja. Zyrtarëve të tjerë të pranishëm në këtë mbledhje Ademi u tha se duhet ta ketë kaluar pavarësisht se nuk janë mbushur 3 javë.