Ligji i ri për emigracionin në Itali / Lehtësi në konvertimin e lejeve të qëndrimit dhe nënshtetësine italiane

358

Qeveria italiane ka miratuar një draft të ri ligjor për politikat e emigracionit të cilat sjellin ndryshime në politikat e pritjes, azilit dhe punësimit të tyre.

Përmes këtij draft ligjor, të gjithë emigrantëve lejohet konvertimi i lejes së qëndrimit të lëshuara për motive fatkeqësie natyrore, për mbrojtje speciale, aktivitete sportive, artistike, motive fetare e asistencë për minorenët në leje qëndrimi për motive pune.

Në bazë të Draftit të ri ligjor, krijohet “sistemi i ri i pritjes dhe integrimit”.  Koha maksimale e pritjes për vlerësimin e aplikimeve për nënshtetësi bie nga katër në tre vjet.

Ministrja e bujqësisë në Itali Teresa Bellanova është shprehur e kënaqur për këtë normativë të re ligjore.

Më në fund i kemi dhënë fund jo qytetarisë së draft-ligjeve të sigurisë së Salvinit, duke vendosur kushte të civilizimit juridik dhe të drejtësisë sociale. Mbyllëm një faqe të errët të historisë italiane që për një normativë të gabuar kishte hedhur hije ndaj mijëra grave e burrave duke i transformuar në klandestinë. theksoi ajo.

Politikat e sigurisë dhe emigracionit u iniciua fillimisht nga Matteo Salvini dhe synon ndryshimin e politikave të pranimit, trajtimit , azilit , integrimit apo dëbimit nga vendi të emigrantëve.