Edi Rama krahason 2006 me 2021: A janë rritur a s’janë rritur pagat?

254

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar statistikat për pagat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri krahason rritjen e pagave nga voto 2006 deri në vitin 2021, ndërsa shton se fondi i pagave në sektorin publik është 56,2 përqind më shumë.

Po ashtu, Rama në reagimin e tij thotë se përmes këtyre statistikave i jepet përgjigje pyetjes a janë rritur a s’janë rritur pagat?

Reagimi

MIRËMËNGJES dhe me këto dy shifra për fondin e pagave të shtetit, për thuajse të njëjtin numër punonjësish, ku mund të shihni përgjigjen e qartë të pyetjes, A janë rritur a s’janë rritur pagat? ju uroj një ditë të mbarë.