Aksident i rëndë! Makina përplaset me bordurën e rrugës, humb jetën 26-vjeçari

245

Një 26-vjeçar i cili udhëtonte si pasagjer ka humbur jetën pas një ak sidenti në rrugën Fushë Krujë – Kurbin, pikërisht në Borizanë.

26 vjeçari po udhëtonte në mjetin tip Audi i cila u përplas me bordurën anësore të rrugës. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është plagosur dhe dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policise |

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.