Meta kritika Ramës: Kur na vjen hasmi te dera, ne këndojmë pushkë në derë

212

Kur na vjen hasmi te dera, ne këndojmë pushkë në derë kështu u shpreh presidenti Ilir Meta teksa po kritikonte kryeministrin Edi Rama për zhvillimet e fundit politike.

Meta u shpreh në një intervistë televizive se Presidenti do të jetë në krye të popullit për të mbrojtur demokracinë dhe nuk do të bashkëpunojë me djalin e Kristaq Ramës.

Ilir Meta: Nuk jemi ne një popull që sikurse thotë ai vagabondi se popullit tonë nuk i ngrehet. Ne jemi një popull i urtë dhe drejtë, por ne kur na vjen hasmi te dera, ne këndojmë pushkë në derë. Presidenti do të jetë në krye të popullit.

O me demokracinë ose me djalin e Kristaq Ramës. Se thotë se babai ishte në anën e drejtë të historisë, por ai ka firmosur për të varur një poet në vitin ’88 kur po hapej bota. Ky babain nuk e ka pasur partizan. Rama provokon rendin demokratik dhe duhet të mbajë përgjegjësi.

Ose mbahet marrëveshje e 5 qershorit ose ka referendum. Nuk ka as liderë dhe as ndërkombëtarë që e çmendën popullin, por do të ketë epokë referendumesh për prekjen e kushtetutës.