E rëndë / Denoncohet 51 vjeçari, kreu veprime të turpshme me 8 vjeçaren. Nëna: E pashë vetë

54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ndërsa një grua ka denoncuar në polici një 51- vjeçar pasi ka konstatuar se po kryente veprime të turpshme me vajzën e saj vetëm 8 vjeçe. 

Sipas burimeve policore pas kallëzimit fëmija është marrë në pyetje në prani të një psikologeje, por të njëjta burime bëjnë me dije se vajza e mitur i ka pranuar nënës së saj se A.M 51 vjeç kishte kryer dhe herë të tjera veprime të ngjashme. 

I kallëzuari ka mohuar të ketë kryer veprime të jashtëligjshme me fëmijën, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Foto Ilustruese