“Ishte tallje spektakolare”, Bushati përplaset me Gjiknurin për koalicionet: Po na thua rëndësi nuk ka çfarë kemi firmosur, po çfarë kemi diskutuar në kafe

234

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri si dhe përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor foli për herë për parë pas miratimit të ndryshimeve sot në Kuvend.

Gjatë diskutimit Gjiknuri u përplas me analistin Andi Bushati i cili tha se ajo që u bë sot në Kuvend ishte një tallje spektakolare me atë që është thënë në gjithë këto muaj mbi Reformën Zgjedhore.

Sakaq më tej Gjiknuri u përgjigj edhe akuzave se mazhoranca ka blerë vota, të cilat ai i konsideroi akuzat spekulime.

Po ashtu Gjiknuri tha se sot u arrit një marrëveshje me opozitën në parlament, ajo për pragun 1 përqind dhe kandidimi i liderëve të partive në katër zona.

Gjiknuri: Të gjitha rregullat janë bërë në një amendim kodi në mënyrë të përbashkët siç është marrëveshja e 5 qershorit ku u adresuan kërkesate opizitës. Ndryshimet e kushtetutës ndryshuan dy gjëra.

E para ishte hapja e listave që është neutral, pavarësisht modelit. Në këtë pamje nuk mund të thuash fiton një palë. Së dyti ndryshimet kushtetuese diktuan një formë tjetë koalicionesh. U hapën listat u mbyllën partitë. Akti i parë në mënyrë legjitime nga një shumëicë e theksuar. Fatkeqësisht nuk gjetëm konsesnus dhe ju thamë hajdeni.

Vasili: I keni blërë votat brenda?

Gjiknuri: Këto janë histori kot. Le të thonë kush janë këto që janë shitur. Aty u arrit një marrëveshje që i leverdiste edhe opozitës brenda. Në një ligje elektoral jo të gjithë marrin atë që duan. PD nuk e di se çfarë qasje kishte.

Bushati: Sot ndodhi një tallje spektakolare me gjithë çfarë është thënë që në 14 janar. I hapëm listat?! Ndërkohë nuk do të hyjë asnjë njeri në Kuvend me votat e popullit nga lista të hapura, tjetra ishte heqja e koalicioneve.

Gjiknuri: Marrëveshja e 5 qershorit nuk e trajtoi koalicionet.

Bushati: Lexo si e ke nenin.

Gjiknuri: Asnjë nen nuk ka qenë pjesë e diskutimit. Koalicioni nuk ka qenë pjesë e marrvëshjes së 5 qershorit. Koalicioni erdhi si rrjedhim i një kërkese që ishte hapja e listave. U hapën listat do të mbyllen partitë.

Bushati: Ti po thua nuk ka rëndësi çfarë kemi shkruar dhe firmosur rëndësi thotë ka çfarë kemi diskutuar në kafe.