Eva Murati; një nga vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare sipas mediave greke

47

Moderatorja e Studio Uefa Champions League Eva Murati është një nga vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare sipas mediave greke, te cilet i kanë kushtuar një artikull.

Portali grek newsbeast dhe e-radio thotë se ajo është një nga vajzat më të bukura që mund të shohësh në televizionin shqiptar.

Pa asnjë dyshim ajo është moderatorja shqiptare me pamjen më të bukur. Ajo ka një rol tepër të rëndësishëm në televizion, pasi është Vajza e bukur e Champions League

Ajo është një prezantuese në një emision sportiv, gjithashtu edhe një aktore. Por talenti i saj nuk përfundon këtu, pasi ajo edhe kërcen, duke marrë pjesë në kompeticione të tilla. 

Eva Murati ka shumë fansa të cilët e ndjekin vazhdimisht prej fotove të cilat ajo poston në profilin e saj personal në Instagram.