Donald Trump del sot nga spitali dhe bën thirrje: Mos kini frikë nga koronavirusi!

114

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se sot do të dalë nga spitali.

Me anë të një postimi në Twitter, Trump u shpreh: Do të dal sot nga spitali. Ndihem shumë mirë. Mos kini frikë nga Cov id.

Mos e lini që t’ju kontrollojë jetën. Nën administratën time kemi krijuar ilaçe shumë të mira. Ndihem më mirë se 20 vite më parë.