“Fitorja jonë, e pandalshme”/ Opozita: Modeli i Ramës, antikushtetues

47

Duke e bërë fakt që ndryshimet në kodin e ri elektoral do të miratohen megjithë kundërshtitë e opozitës jashtë parlamentit për prishje të marrëveshjes së 5 Qershorit, PD dhe aleatët shprehen të bindur në fitoren e zgjedhjeve, dhe pse në 25 Prill ajo do t’i nënshtrohet rregullave të vendosura nga mazhoranca me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

OERD BYLYKBASHI 

PERFAQESUES I PD NE KESHILLIN POLITIK

Opozita tashmë ka shpjeguar qartë qëndrimet e saj për këtë tentantvië të Edi Ramës për të ndryshuar rregullat që të mos humbasë zgjedhjet thellë. Sido të bëjë sistemin, opozita fiton zgjedhjet e ardhshme. Ndryshimet e nesërme nuk do të pengojnë fitoren e opozitës në asnjë rast. Është detyrë e Parlamentit që të mos kalojë atë draft.

Për të përligjur qëndrimin e tyre, se çdo ndryshim i mazhorancës në sistemin zgjedhor është vetëm në funksion të reduktimit të humbjes së zgjedhjeve që do të pësojë Edi Rama, përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik sollën modelin italian, te cilin e aplikon edhe Shqipëria, ku koalicioni i përbërë lejohet për votim si me liste të hapur dhe të mbyllur.

OERD BYLYKBASHI 

PERFAQESUES I PD NE KESHILLIN POLITIK

Koalicioni me listë të përbërë që është marrë nga Italia dhe sot është në fuqi në Itali. Keni dëgjuar Edi Ramën që thotë se nuk ekziston askund në Europë modeli shqiptar dhe se si do të terhiqet, nese ka një vend që e aplikon. Në 2003 këtë model e miratuam me konsensus. Në 2017, Italia miratoi ligjin Rosato, që aplikohet për zgjedhjet për parlamentin italian koalicionin me listë të perbere, siç e kemi sot.

Kandidimin e kryetarit të partisë në katër qarqe, opozita e bashkuara e cilëson një pazar të ulët, në shkelje të rekomandimeve të OSBE ODHIR dhe një përpjekje të Edi Ramës për të marrë votën e opozitës parlamentare për ndryshimet e bëra në kodin zgjedhor.