Presidenti Meta: Koha për t’i thënë ndal shpopullimit të Shqipërisë

261

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Meta shprehet përmes një reagimi në Facebook se të rinjtë po largohen nga vendi pasi ka mungesë së vendeve të reja të punës dhe meritokracisë në punësim.

Meta shkruan se të rinjtë e kanë të pamundur për të realizuar ëndrrat, për të rritur dhe shfrytëzuar aftësitë e tyre dhe për të marrë pjesë në jetën demokratike të vendit.

Presidenti e mbyll reagimin e tij duke thënë se është koha për të rikthyer shpresën tek të rinjtë dhe për t’i thënë ndal shpopullimit të Shqipërisë.

Reagimi

Të rinjtë po përballen me mungesën e vendeve të reja të punës dhe meritokracisë në punësim.

Të rinjtë e perceptojnë gjendjen si të pandryshueshme dhe të papërballueshme, dhe dita ditës po braktisin Shqipërinë, duke u shkëputur nga familjet e tyre.

Ata e kanë të pamundur për të realizuar ëndrrat, për të rritur dhe shfrytëzuar aftësitë e tyre, për të marrë pjesë në jetën demokratike të vendit.

Të rinjtë janë në një KRIZË TË THELLË BESIMI.

Koha për të rikthyer shpresën tek të rinjtë dhe për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË!