Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në vend në 24 orë

240

Tre shtetas kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, ndërsa janë testuar pozitivë 152 raste të reja. Gjithashtu e kanë fituar betejën me COVID19 gjatë këtij harku kohor 194 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në 2 spitalet Covid po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive 7 prej të cilëve janë të intubuar

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën për shkak të COVID19 një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi.