Kledi Bahiti bëhet baba për herë të parë, ja emri i veçantë i vogëlushit.

74

Kompozitori shumë i pëlqyer nga publiku Kledi Bahiti është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë të cilit i kanë vendosur emrin Gred.

Lajmin e ëmbël e kanë dhënë vetë dyshja me anë të postimeve në rrjete sociale. Kledi ka publikuar një foto të dorës së vogëlushit krahas së cilës ka shkruar Melodia më e bukur e jetës.

Ndërkohë Pejana ka ndarë me ndjekësit një foto ku shihet me të voglin e saj. Gred Bahiti kuptimi i jetës, ka shkruar ajo duke zbuluar emrin e vogëlushit.