Aksident i frikshëm, makinat përp lasen kokë më kokë

323

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Vidhas.

Korespondenti i Panorama raporton se dy makina janë përplasur kokë më kokë në afërsi të paraburgimit.

Raportimi i parë është për dy persona të plagosur rëndë.

Në aksident janë përfshirë një mjet BMW X 6 dhe një makinë Golf.

Shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet.

Ambulanca dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje.