Sëmundja e rëndë po i merr jetën, aktorja e famshme bën rrëfimin e ndjerë: Nuk më mbetet edhe shumë kohë.

268

Duket se nuk ka paqe për aktoren e famshme Shannen Doherty. Aktorja amerikane e njohur për rolin e Brendas në serialin Beverly Hills është sërish e sëmurë. 49 vjeçarja prej disa muajsh po vuan fazën e katërt të kancerit.

Siç shpjegon ajo në një intervistë të fundit për Ell, sëmundja po ecën me ritme të përshpejtuara, pavarësisht kujdesimit intensiv. Situata e ndërlikuar e shëndetit e shtyu 49 vjeçaren të merrte një vendim të rëndësishëm: të regjistronte video mesazhe për të dashurit e saj që ata të kujtonin çdo fazë të fundit të jetës së saj.

Dohertyt iu shfaq tumori në vitin 2015 por u kurua me sukses në 2017 pas një 2 vjeçari intensiv kurimi. Në 2019 sëmundja iu rishfaq por u bë publike vetëm një vit më vonë.

Gjatë intervistës për Elle Doherty zbuloi se pasi sëmundja iu shfaq sërish, nisi të vlerësonte më shumë gjërat në jetë.  Ylli i Beverly Hills zbuloi në fillim të këtij viti se kanceri i gjirit i ishte rikthyer dhe përhapur edhe më shumë.

Po përpiqem të vlerësoj të gjitha çastet e vogla që shumica e njerëzve nuk i shohin dhe nuk i marrin si të mirëqena. Gjërat e vogla janë bërë me vlerë për mua. Kemi një pus të pafund brenda vetes. Vazhdojmë gërmimin aty për të gjetur forcën për të përballuar fatkeqësitë. Kështu ne mund të shohim të gjithë bukurinë.

E vërteta është që ndihem si një qenie njerëzore e shëndetshme dhe e fortë. Është e vështirë të ndalosh ekzistencën tënde kur ndihesh sikur mund të jetosh akoma edhe 10 ose 15 vjet, tha Shannen Doherty për Elle.

Ka gjëra që duhet tia them mamasë. Dua që bashkëshorti im të dijë se çfarë do të thotë ai për mua. Por sa herë që vjen koha për ta bërë këtë ndihet sikur erdhi fundi sikur po shkëputeni dhe unë spo shkëputem. Ndihem sikur jam një qenie njerëzore shumë shumë e shëndetshme, u shpreh aktorja.