Kufizimet e udhëtimeve drejt Greqisë shtyhen deri në 12 tetor

53

Greqia ka zgjatur sërish afatin e masave kufizuese për të gjithë ata qytetarë që duan të futen nga Shqipëria.

Të paktën deri në datën 12 tetor do të jenë në fuqi masat për udhëtarët që futen nga pikat kufitare me Shqipërinë dhe jo vetëm, përfshirë këtu edhe vendet fqinje.

Të gjithë ata qytetarë që duan të kalojnë nga Shqipëria drej Greqisë, të cilët janë rezidente në vendin fqinjë ose që kanë një komtratë pune, duhet të jenë të pajisur me testin negative të Covid-19.

Për momentin numri i lejuar i qytetareve të cilët kalojnë nga Kakavija drejt Greqisë është 700 ndërsa nga Kapshtica kalojnë 300 qytetarë.