Futbollisti i Vllaznisë rezulton pozitiv me Covid-19.

240

Koronavirusi është rikthyer sërish në Superligën shqiptare edhe pse kjo e fundit është në bojkot. Burime bëjnë me dije se Erdenis Gurishta futbollisti i Vllaznisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gurishta kishte bërë një test para pak ditësh i cili kishte dalë negativ por sot në një tjetër test rezultoi pozitiv.

Më herët në qershor rasti i parë me koronavirus ishte regjistruar në klubin e Bylis ku Qardaku rezultoi i infektuar. Fatmirësisht ai nuk kishte shenja dhe gjendja shëndetësore ishte e mirë.