BMW X5 merr flakë në ecje, shpëton shoferi për mrekulli

240

Një mjet ka marrë flakë në ecje në aksin nacional Pogradec-Tiranë në afërsi të Qafë Thanës.

Mësohet se automjeti tip BMW X5 ka pësuar defekt teknik, e për pasojë ka marrë flakë gjatë ecjes.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur te dalë në kohë nga mjeti, ndërsa ky i fundit është djegur në masën 70 përqind

Zjarrfikset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pamjet tregojnë së dëmet materiale janë të shumta.