Arsyeja e rëndësishme pse kafen duhet ta pini gjithmonë pas mëngjesit dhe jo para

60

Për shumë njerëz, dita nuk fillon para se të kenë pirë kafenë e parë.

Por një studim i ri ka zbuluar pse duhet të pini gjithmonë kafen tuaj të mëngjesit pasi të keni konsumuar mëngjes dhe jo më parë.

Studiuesit nga Universiteti i Bath-it kanë zbuluar se pirja e kafesë para se të hani mëngjesin mund të dëmtojë kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

Profesori James Betts, i cili mbikëqyri punën, tha: Ne e dimë që gati gjysma prej nesh do të zgjohet në mëngjes dhe, para se të bëjë ndonjë gjë tjetër, do të pijë kafe në mënyrë intuitive sa më të lodhur të ndjehemi, aq më e fortë është kafeja.

Ky studim është i rëndësishëm dhe ka pasoja të mëdha shëndetësore, pasi deri më tani kemi pasur njohuri të kufizuara për atë që po u bën trupave tanë, veçanërisht për kontrollin metabolik dhe sheqerin në gjak.

Thënë thjesht, kontrolli i sheqerit në gjak është i dëmtuar kur gjëja e parë që trupat tanë marrin është kafeja sidomos pas një nate gjumi. Ne mund ta përmirësojmë këtë duke ngrënë së pari dhe më pas duke pirë kafe më vonë nëse mendojmë se ende kemi nevojë për të.

Në studim u përfshinë 29 burra dhe gra të shëndetshëm që ju nënshtruan tre eksperimenteve të ndryshme brenda natës në mënyrë të rastësishme.

Në një eksperiment, pjesëmarrësit kishin një gjumë normal natën dhe u kërkua të konsumonin një pije me sheqer kur të zgjoheshin.

Në të dytën, pjesëmarrësit përjetuan një gjumë të ndërprerë gjatë natës dhe pinë të njëjtën pije me sheqer kur u zgjuan.

Në fund, në eksperimentin e tretë, pjesëmarrësit kishin një gjumë të ndërprerë gjatë natës, por iu dha një kafe e fortë e zezë 30 minuta para se të konsumonin pije me sheqer.

Në secilën provë, pjesëmarrësve ju morën mostra të gjakut pas pijeve me sheqer.

Rezultatet zbuluan se një kafe e zezë e fortë e konsumuar para mëngjesit rrit ndjeshëm reagimin e glukozës në gjak në mëngjes me rreth 50 përqind.