Përfundojnë xhirimet e “Avatar 2”, kur do shfaqet filmi

259

Regjisori, James Cameron ka deklaruar se xhirimet e filmit Avatar 2 kanë përfunduar. Cameron e dha lajmin gjatë një bisede me Arnold Schwarzenegger.

Na mbetet edhe 10 përqind në postproduksion, por xhirimet kanë përfunduar të gjitha. Kemi përfunduar 100 përqind filmin Avatar 2 dhe 95 përqind filmin Avatar 3 tha Cameron.

Pritet që filmat e radhës të shfaqen në 16 dhjetor 2022 dhe 20 dhjetor 2024. Ndërsa do të ketë edhe një Avatar 4 që do të shfaqet në 18 dhjetor 2026.

Sipas regjisorit, fundi i sagës do të jetë në 22 dhjetor 2028, me filmin e pestë.

Avatar është filmi i dytë më fitimprurës në histori, me 2,7 miliardë dollarë të grumbulluar në box office.