Yuri Kim: T’i qëndrohet marrëveshjes së 5 Qershorit, është çështje nderi

252

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka përshendetur vendimin e Opozitës së Bashkuar, për të dorëzuar një draft të sajin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nga Himara, kryediplomatja riapeloi që partitë t’i qëndrojnë fjalës për ‘5 qershorin’ teksa thekson se kjo është çështje nderi.

Në qershor Kuvendi miratoi një ligj që nuk është perfekt por do të shpjerë vendin në drejtimin e duhur. Jam shumë e kënaqur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përgjegjësitë e saj për të përfaqësuar popullin.

E kam thënë edhe para disa ditësh që opozita të jetë e angazhuar dhe të gjitha palët të sjellë propozime që janë reale. Kam kuptuar që sot opozita ka bërë një propozim dhe jam e lumtur që PS ka thënë se do ta marrë këtë kundërpropozim dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë. Kjo është ajo që duhet të presim nga një vend që është anëtar I NATO-s, aspiron BE-në dhe kryeson OSBE-në. 5 qershorit arriti një marrëveshje transparente dhe çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Nëse palët bien dakord për cështje të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim, tha Yuri Kim./Opinion.al