Këngëtari i njohur shqiptar zbulon se do të bëhet baba për herë të parë.

68


Arjan Agushi i njohur me emrin e artit si Gold Ag konfirmoi se do të bëhet baba për herë të parë. Reperi dhe partnerja e tij Ermira Shkodra janë në pritje të një fëmije gjininë e të cilit çifti nuk ka preferuar ta zbulojë.

Lajmi qarkulloi në media disa javë më parë, ndërsa së fundmi Gold Ag e ka konfirmuar gjatë një interviste për Prive. Ai është shprehur se nuk dëshiron ta zbulojë gjininë derisa bebi të lindë shëndoshë e mirë.