“Jemi në gradë të fundit”/ Të moshuarit 10 muaj në çadër: S’na ka pyetur askush si jemi

264

Një çift të moshuarish nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, kanë 10 muaj që jetojnë në çadër. Shtëpia e Fran dhe Bardhe Krosit u shkatërrua nga tërmeti i nëntorit, por ata ankohen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Shqetësimin e tyre të moshuarit e ndanë me kreun e FRPD, Belind Këlliçi.

Asnjë, asnjë ndihmë, asnjë send nuk na kanë dhënë neve të dyve pleq. Jo për Zotin! As para, as mbrapa nuk ka ardhur rob i gjallë me na pyt, as me vrejt, asnjë send. Unë nuk e di se çfarë presim! Ne presim me shku tek gropa. Veç me shku tek gropa, atë presim! Unë për vete po një herë, se jam i sëmurë, me diabet, me tension, me zemër.

Unë për vete jam me ilaçe. Edhe kjo e vjetër. Ne presim me shku tek gropa! Të ardhura kemi veç pensionin. Pensionin kjo, pensionin unë, asnjë të ardhur tjetër, asnjë të ardhur! Veç pensioni i kësaj, pensioni im, me ta kalojmë.

Jena shumë keq, shumë, shumë keq, deri aty në grad të fundit. Veç të më bëjnë shtëpinë, nuk i du gjë tjetër shtetit. Unë, të më bëjnë shtëpinë siç e kam pasur, mor të paktën dy dhoma të rrimë. Mos të rrimë në çadër. Mos të rrimë në çadër

Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka nisur një valë denoncimesh nga banorët e prekur nga tërmeti. Çdo ditë, përfaqësues demokratë takojnë qytetarët që jetojnë në çadër, për të dëgjuar ankesat e tyre.