Medit italiane ‘ngre në qiell’ Marash Kumbullën: Debutim drithërues

274

Barazimi 2 – 2 ndaj Juventusit konsiderohet një rezultat tepër pozitiv për Romën, e cila nuk nisej si favorite ndaj kampionëve në fuqi bardhezinj.

Megjithatë, duket se verdhekuqtë kanë fituar një lojtar me shumë rëndësi për të ardhmen. Marash Kumbulla ka marrë komplimente për paraqitjen në fushë kundër Zonjës së Vjetër.

Calciomercato e vlerësoi 20 vjeçarin për sigurinë, guximin dhe përballjen e fortë me dy lojtarët e Juventusit Dejan Kulusevskin dhe Aron Ramsejin.

Marash Kumbulla 6.5 Debutim drithërues për Kumbullën, por shtatlarti shqiptar nuk zvarritet përballë dyshes Kulusevski – Ramsej dhe nuk kursehet të ndërhyhë fort kur loja e kërkon.

Nga 3 mbrojtësit e Romës, është më i shpejti dhe më i sigurti. Një start i mirë për presidentin Dan Fridkin.