Banorët e Hotit të Ri, Shkodër në protestë, bllokojnë rrugën: Zoti kryeministë ku kanë shkuar lekët?

251

Ditën e sotme banorët e fshatit Hot i Ri dolën në protestë ku bllokuan rrugën që lidh Postribën me Shkodrën. Ata kërkuan vënien në funksion të ndriçimit publik të rrugës si dhe kontroll të këtij segmenti për shpejtësinë e automjeteve pasi shkaktohen shumë aksidente.

Po kështu banorët i bënë thirrje pushtetit lokal dhe qendror se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të bllokohet sërish rruga.

Aksi ka 7 vite që është rikonstruktuar por pavarësisht se janë vendosur shtylla dhe ndriçuesit nuk funksionojnë. Hera e 15 që e kërkojmë rrugën me standarde. Që kur u bë rruga një muaj kishte drita. Këtu janë shtylla, por ndriçim nuk ka. Këtu janë bërë 10 aksidente për dy javë raste vdèkjesh ka.

Patrullat dalin vetëm për drutë. Të dalë një patrullë policie të rrijë këtu 24 orë. Ndricimi nuk ka të bëjë me politikë por me jetën e njerëzve. I bëj thirrje kryeministrit ku kanë shkuar lekët e ndriçimit? Ku është Edi Rama dhe Partia Socialiste, u shprehën disa prej banorëve.