U përfol për lidhje me biznesmenin, flet pas arrestimit Fjolla Morina.

227

Këngëtarja Fjolla Morina ka folur për herë të parë pas arrestimit në Morinë ku u kap me dy armë zjarri pistoleta me vete, teksa në pranga ranë dhe dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Ndërsa sot qarkulloi në media lajmi se Fjolla ishe në një lidhje me biznesmeni Fisnik Syla, dhe se ky i fundit, pronar i një rrjeti restorantesh, i kishte blerë këngëtares edhe Audin Q7 luksoz.

Në lidhje me këtë lajm këngëtarja ka reaguar e indinjuar në një postim ku thotë se Syla është familjar dhe se po i lëndohet familja nga lajmet që qarkullojnë në media.

E kuptoj mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë skam lexuar këto ditë për veten time. Gjera që dhe unë si dija.

Por të shkruani me emër dhe mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shka tërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë show. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë, shkruan Fjolla.