Aksident, makina rrëshket nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i mjetit.

295

Një aksident është regjistruar pak më parë në aksin nacional Berat Urë Vajgurore në fshatin Moravë. Një automjet me targa ka dalë nga rruga si pasojë e shiut dhe lagështirës dhe ka përfunduar në kanal.

Nga aksidenti është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit 52 vjeçari Vasil K i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikëset dhe forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet paraprake për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sipas burimeve të para nga vendngjarja, konfirmohet se mjeti ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi dhe në tentativë për të frenuar ka devijuar rrugën dhe ka përfunduar në kanal kjo edhe për shkak të lagështirës në rrugë.