Shqipëria lëkundet sërish/ Një tjetër tërmet tremb qytetarët

79

Mbrëmjen e kësaj të enjteje u regjistrua një tjetër tërmet në vendin tonë.

Nga të dhënat paraprake të EMSC mësohet se toka është lëkundur në Lushnje.

Tërmeti ishte me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Banorët e Lushnjes kanë dalë jashtë të trembur.

Këto lëkundje vijnë pas tërmetit të së mërkurës me magnitudë 4.5 në Elbasan.