Shkollat përveç maskës vendosin një kusht tjetër. Nuk i pranojnë nxënësit pa paraqitur…

254
foto ilustruese

Ditën e hënë fëmijët në Lezhë nuk do të pranohen në shkollë nëse nuk kanë me vete kartelën e vaksinimit ose vërtetimin konsultor që janë vaksinuar. Absurdi qëndron në faktin që njoftimi për nxënësit është bërë ditën e sotme nga shkollat, ndërsa prindërit kanë vetëm 4 orë kohë nesër për të marrë vërtetimin. Kjo pasi nesër është e shtunë dhe puna në konsultore është me orar të reduktuar dhe të dielën e kanë pushim.

Por nëse nesër nga ora 08 deri ne 12 prindërit nuk arrijnë që të marrin vërtetimin fëmijët e tyre të hënën nuk pranohen në shkollë. Shkollat nuk e kanë marrë aspak në konsideratë faktin që njoftimi është bërë në fundjavë dhe prindërit vendosen përballë faktit të kryer. Abc News ka siguruar njoftimin që drejtoritë e shkollave në Lezhë u kanë dërguar fëmijëve.

Pershendetje, ju lutem kujtoni edhe njehere nxenesit e klasave tuaja kujdestari megjithese i kemi lajmeruar ne cdo klase qe diten e hene te sjellin fotokopjen e karteles se vaksinimit ose vertetimin qe marrin ne konsultor qe jane vaksinuar sepse na duhet ti dorezojme tek perfaqesuesit e DSHP.

Asnje nxenes nuk mund te pranohet pa dorezuar kete dokument dite hene. Ju lutem mos e neglizhoni po kujtojuani sepse jane femi dhe harrojne. Cdo mesues fotokopjet e kartelave te klases do i dorezoje ne drejtori diten e hene. Ju faleminderit per mirëkuptimin” thuhet në mesazhin e shkollës drejtuar fëmijëve