Moti i keq, pa drita dhjetëra fshatra

297

Situata atmosferike është përkeqësuar pasditen e sotme në qarkun e Lezhës. Sipas burimeve, janë rreth 20 fshatrat që aktualisht ndodhen pa energji elektrike prej disa orësh.

Ndërkohë, mungesa e energjisë rëndon edhe më shumë situatën e banorëve në ato zona, që po përballen edhe me reshje të dendura shiu shoqëruar me erë të fortë.

Për sa i përket defektit, OSSHE ende nuk ka njoftuar se sa kohë mund të zgjasë kjo situatë pa energji elektrike.