Mamaja ime më mësoi gjithçka, por nuk më mësoi si të jetoj pa të

58

Ka qenë ime më’ ajo që më mësoi bazat, si të përgatis ushqimin, nga më të thjeshtët tek më të…

Ka qenë ime më’ ajo që më mësoi bazat, si të përgatis ushqimin, nga më të thjeshtët tek më të komplikuarit, si të dua veten më shumë se këdo dhe të mos i lejoj askujt të më manipulojë dhe kontrolloj vetëm pse e dashuroj. Për mua ajo ishte një shembull i kompletuar, praktikoi tek unë atë që më mësoi dhe më udhëhoqi me dashuri dhe respekt.

Fjalët dhe zakonet e saj ishin gjithnjë në linjë me njëra tjetrën dhe e dija se ishte pasqyra ime më e madhe për t’u rritur me përgjegjshmëri dhe mature. U përpoq gjithnjë të më mësojë gjithçka mundi, duke preferuar që të mësoja si nga ajo edhe nga bota, ndaj kishte shumë durim dhe në rastet kur nuk dinte asgjë, bënte më të mirën e saj për të mësuar të ishte në gjendje të më mësonte.

Si të thaj lotët e dëshirës?

Ime më ishte shembulli më i mirë. Më mësoi gjithçka, popr nuk më mësoi sit ë jetoj pa të. Nuk më mësoi të thaj lotët, të kuroj trishtimin në zemër dhe të eci para pasi humba atë që doja më shumë.

Mamaja ime më mësoi gjithçka, përveçse si të përballoj boshllëkun që ndjeva ditën kur ajo më la. Nuk më mësoi si të gjej mënyrën që të më mungojë një çikë më pak, të ndërtoj forcën për t’u kujdesur pë rata që mbetën.

Ime më nuk më mësoi si të jetoj pa këshillat e saj, përqafimet dhe dashurinë e saj, apo çfarë të bëja kur të më mungonte dhe kur të mos e gjeja më në shtëpi, nuk më tha as çfrë duhet të bëja për të mos e ndjerë më mungesën e saj.

Nuk më mësoi as të varem nga pasuritë, nuk më tha çfarë të bëja kur të më merrnin perlën më të çmuar në jetën time. Më mësoi të dashuroja e të kujdesesha për të gjithë njerëzit, por harroi të më thoshte se çfarë të bëja kur përqafimi i saj nuk ishte më për të më ngushëlluar.

Më mësoi të gjitha aftësitë për të mbijetuar ndershmërisht, por nuk më mësoi se të vazhdoj pa të, si të përballoj të gjithë mungesën dhe dhimbjen në zemër kur mendoj për të gjitha gjërat që kam ende, të cilat duhet t’i jetonim bashkë.

Më la elasticitetin.

Por më mësoi të jem e fortë, rezistente dhe e lumtur dhe këtë përpiqem të bëj çdo ditë, në mënyrë që ajo të jetë krenare, kudo që të ndodhet. Mamaja ime më mësoi gjithçka në këtë jetë dhe, edhe pse nuk e kam më pranë vetes, e di që është e pranishme në zemrën dhe shpirtin tim, ndaj do e nderoj kujtimin e saj, duke qenë njeriu që më rriti.

Nënë, dashuria jote është forca ime dhe mësimet e tua janë udhëheëja ime për jetën, e di që do jemi gjithnjë bashkë, sepse dashuria jonë është më e madhe se çdo distancë.