Emina Çunmulaj preket gjatë emisionit: Dua t’i ngjaj…

242

Modelja dhe filantropistja Emina Çunmulaj ishte e ftuar sot në emisionin Historia ime, ku gjatë intervistës me Mirela Milorin u ndal tek nëna e saj. Emina tregoi se do dëshironte shumë ti ngjante nënës së saj e cila ka ndihmuar shumë njerëz gjatë lúftës në Kosovë

Me lot në sy Emina u shpreh se njerëzit e pyesin pse ndihmon kaq shumë dhe përgjigja e saj ishte Nuk di ndryshe,dua ti ngjaj mamit sa thoji i gishtit te kembes.

Gjatë lúftës kanë kaluar shumë refugjatë që mami im i ka dhënë bukë për të ngrënë, rrobat tona ua ka veshur atyre. Mami është një engjëll që e kam kudo me vete ku shkoj, është një femër që ka qenë më e forta në këtë botë ka lúftuar për gjithçka së pari për veten pastaj për 6 fëmijë se ne jemi 3 motra, 3 vëllezër.

Shumë njerëz pyesin pse i bën këto gjëra, pse ndihmon njerëzit. Unë nuk di ndryshe. Mami im ka patur shpirtin më të bardhë në botë. Dua ti ngjaj mamit sa thoji i gishtit te kembes, u shpreh Emina.