Lëkundje tërmeti e magnitudës 4.6, në shqipëri ja epiqendra

280

Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar rreth orës 01.20 të ditës së sotme në Shqipëri, rreth 29 kilometra në afërsi të Elbasanit, dhe 7 kilometra nga Lushnja. 

Sipsas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për dy lëkundje, njëra e magnitudës 3.1 dhe më pas një më e fortë, 4.6 Rihter. Thellësia përllogaritet rreth 2 kilometra, duke bërë që tërmeti të ndihet qartësisht në qytetet e afërta, por edhe në kryeqytet. 

Nuk sinjalizohen për momentin dëme.