Kush është pedagogu që i merrte studentëve nga 300 euro për provim (Foto)

77

Alket Dino është pedagogu i arrestuar nga policia pasi i merrte para studentëve në këmbim të provimeve. Dinos i cili punonte si pedagog i Shkencave Sociale në Universitetin Fan Noli në qytetin e Korçës.

Së bashku me Dinon ka rënë në pranga edhe Xhevi Dervishi që funksiononte si sekser ndërmjet studentëve dhe pedagogut. Të dy siguronin sasi nga 300 euro deri në 50 mijë lekë të reja nga studentët duke i siguruar se do të kalonin provimet.