Jonida Maliqi sjell emisionin e ri në Vizion Plus, ja çfarë do të përmbajë ai.

72

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi do të vijë së shpejti me një projekt televiziv. Ajo ka publikuar një video në të cilën shfaqet logoja e Vizion Plus.

Së fundmi Jonida ka pyetur fansat se çfarë do të përmbajë emisioni i saj. Ndjekësit kanë votuar kryesisht për Lifestyle dhe këngëtarja ka pohuar duke treguar se bëhet fjalë pikërisht për një emision të këtij lloji.

Ajo nuk ka zbuluar të tjera detaje rreth emisionit por fansat janë bërë shumë kuriozë dhe mezi presin ta shikojnë.